Momente relaksuese në Leposaviq: KFOR-i shtyhet me serbët në tërheqjen e litarit

Pak momente relaksuese mes KFOR-it dhe protesutesve serbë janë parë sot në Leposaviq.

Mediat lokale kanë publikuar pamje ku shihen ushtarët e KFOR-it teksa masin forcat me serbët në tërheqjen e litarit.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe qytetarë serbë kanë garuar të martën në “tërheqje” në kuadër të “Lojërave të Punëtorëve”, manifestim tradicional i serbëve të Leposaviqit, shkruan “Kossev”.

Lojërat kishin nisur një ditë më parë, ndërsa të martën serbëve iu bashkuan edhe ushtarët që po kujdesen për objektin e Komunës, që kur kanë nisur protestat në fund të majit.

Sipas videos së publikuar, në këtë garë fituan serbët vendas.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.