Kelmendi shpërthen ndaj Kurtit dhe Osmanit: Nëse juve ju pëlqen me e kënaqë b…. nuk do të thotë që të tjerëve ju pëlqen

Gjatë kësaj jave, do të nis Java e Krenarisë në Prishtinë, për shenjë përkrahje të komunitetit LGBTQI+. Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi është shprehur kundër kësaj kremtimit të Javës së Krenarisë, të cilën e quan “javë e turpit”.

Kelmendi ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti të cilë morën pjesë në hapjen e javës. Madje, Kelmendi nuk u kursye as në fjalor ndaj Osmanit dhe Kurtit.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti paskan mbajtur një fjalim në mbështetje të atyre që po i vrasin familjet, atyre që b… e kanë merak. Pse moj Vjosë, pse more Albin po e shitni b… për pozitë dhe për pare?

Nëse juve ju pëlqen me e kënaqë b…. nuk do të thotë që të tjerëve ju pëlqen”, ka shkruar ai në Facebook.

A e dini çka d.mth. me e kënaqë b…? Do to thotë me vra familjen. Kur e vret familjen, e vret popullin. Kur e vret popullin, e vret shtetin”, iu është drejtuar Kelmendi dy krerëve shtetërorë.

Këtë vit “Javën e Krenarisë” e organizoi Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CSGD dhe CEL me moton “T’du qashtu qysh je”.