Incidentet nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden dhe pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, tashmë ka ndodhur i radhës.
Lideri amerikan goditi kokën teksa dilte nga helikopteri Marine One që po e transportonte.
Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.
Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36). /albeu
TOUGH WEEK: President Biden hits head exiting Marine One hours after getting ‘sandbagged’. https://t.co/e3QzV8ZDGc pic.twitter.com/iJKD2VNRdR
— Fox News (@FoxNews) June 2, 2023
Biden falls on stage at the U.S. Air Force Academy graduation ceremony pic.twitter.com/I8batO1794
— BNO News (@BNONews) June 1, 2023