Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar sot se ka dënuar me 10 vjet burgim një person, me inicialet B.R për veprën penale “Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
“I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas gjykatës, palët e dëmtuara udhëzohen në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.