Borrell bën të qarta kushtet e ndërkombëtarëve: zgjedhje të reja, pjesëmarrje të serbëve dhe themelim të Asociacionit

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell është deklaruar pas takimeve të ditës me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin e të parin e serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, diplomati spanjoll bëri të ditur se tashmë kanë paraqitur edhe tri kërkesa për normalizim të situatës në veri, përcjell lajmi.net.

E para është zgjedhje të reja në katër komunat veriore, pjesëmarrje të serbëve e më pas edhe themelim të Asociacionit.

Tutje, në cicërimë thuhet se nëse nuk zbatohen, pasojat do të jenë serioze dhe të pariparueshme.