Kryqëzimi i binarëve të hekurudhës ishte pamja e fundit që pa. Rrugës për në punë, në 6 të mëngjesit, Nazmi Hajzeri u godit për vdekje nga treni në Klinë.
50 vjecari nuk i mbijetoi plagëve të shumta që mori, ndonëse u bënë përpjekje që i njëjti të mbahet gjallë.
“Pacienti ka pasur lëndime në disa pjesë të trupit, sidomos në pjesën e qafës dhe në këmbë. Ekipi mjekësor ka bërë ekzaminimet e nevojshme, mobilizimin e plagëve dhe ka përgatitur transferimin e tij në QKUK, por fatkeqësisht pacienti para nisjes ka ndërruar jetë”, thanë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Familjarët e të ndjerit nuk deshën të flasin për rastin, derisa thanë se Hajzeri punonte në një furrë dhe që në mëngjes shkonte për të shpërndarë bukë.
Rasti në polici u cilësua si ‘hetim mbi vdekje’, derisa trupi i viktimës u dërgua për obduksion./KlanKosova