Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën aktuale në vend.
Në një konferencë për medie, i pari i LDK-së ka thënë se kjo çka po i ndodh Kosovën me aleatët nuk i ka ndodhur kurrë me parë.
Ai ka thënë se Kosova po e kalon një javë të jashtëzakonshme.
“Që prej të premtes po ballafaqohemi me një situatë të pamenduar e të pa parë. Kosova është nën sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit, e kryeministri i Kosovës në sulm fatkeq ndaj miqve tanë. Kjo nuk i kishte ngjarë më herët Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka bërë me dije se Kosova çdoherë ishte mbroja nga aleatët.
“Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia kemi qenë të mbrojtur nga miqtë ndërkombëtar amerikan dhe aleatët evropian. Sepse kemi vepruar bashkë me ta, sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, të njëjtat interesa dhe të njëjtin vizion”, është shprehur ai.
Sipas të parit të LDK-së askush në Kosovë nuk ka veprua për t`i përmbysur këto vlera.
“Këtë përmbysje aleancash, vizionesh e prioritetesh për Republikën e Kosovës askush nuk e ka dashur. Për këtë përmbysje askush nuk ka votuar. Prandaj, këtu nuk mund të flasin për tjetër gjë përveç një aventurë tejet e rrezikshme personale të Albin Kurtit, e cila nuk ka asnjë pikë legjitimiteti politik dhe demokratik”, ka thënë ai.
Sipas tij, situata aktuale për Kosovën është e pafavorshme.
Në këtë mënyrë, ka thënë ai, Kosovë është duke rënë në grackën e Serbisë.
“Duhet thënë se sulmet e bandave para politikë në veri dhe prania e interesave pro ruse paraqesin rrezik real për Kosovën dhe rajonin, kjo situata duhet kuptuar drejt nga ndërkombëtarët. Situata e krijuar më veri i konvenon Vuçiqit kështu rrezikohet Kosova. Më të dejtë themi që Kosova nuk duhet të bindet në grackën e Serbisë. E drejta jona pa alet mbete vetëm e drejt e pa implementuar. Për këtë nuk na duhet një politik që ofendon me gjuhë politike sekretarin amerikan”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka bërë me dije se partia e tij do t`i përdor të gjitha rrugët institucionale që t`i ndalojë këto veprime të qeverisë Kurti.
“Kurti ka vendos që të mbroj Kosovën nga Amerika, ne kemi vendosur që të luftojmë për Kosovën. Nga sot LDK do t’i përdorim të gjitha rrugët institucionale që të ndaloj këtë që është duke bërë Kurti. Asnjë borxh nuk i’a kemi Albin Kurit, e ardhmja politikë e tij lë të jetë breng e tij. Tri kërkesa, e parë kemi ftuar për raportim në seancë, dy LDK kërkon koordinim të ngushtë me kërkesat e aleatëve tanë, tre LDK i bënë ftesë presidentes që të flasë, heshtja e presidentes është abstenim nga funksioni që ajo ka”, ka deklaruar i pari i LDK-së.