Pak pas mesnatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të cilit i ka “theksuar” se kryetarët e rinj të zgjedhur në katër komunat të banuara me shumicë serbe “do të kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët” kështu duke lënë të kuptojë se nuk do të ndërrojë kurs karshi trazirave të shkaktuara nga pakënaqësia e popullatës lokale atje që është tubuar edhe mëngjesin e sotëm.
“Pata bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me çështjet aktuale në katër komunat verirore. Ia theksova atë që kryetarët e rinj do të sigurojnë shërbime për të gjithë qytetarët. E rëndësishme është të intensifikojmë dialogun për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryediplomati Borrell i kërkoi Albin Kurtit “të deeskalojë situatën” në një bisedë me Sekretarin Gjeneral të NATO’s, Jens Stoltenberg.
“Me Stoltenbergun u pajtuam që Prishtina duhet të depërshkalllëzojë situatën dhe të mos merr vendime të njëanshme dhe destabilizuese”, thanë Borrell dhe Stoltenberg.