Prania e ushtarëve të KFOR-it, kryesisht amerikan është parë në pjesë të ndryshme të veriut mëngjesin e të hënës.
Bashkë me policinë e Kosovës, ata janë vendosur në pozicione të ndryshme rrugësh.
Po ashtu, edhe serbët kanë filluar të mblidhen në numër më të madh, teksa një pjesë e tyre duken edhe me maska.