Dy të shtunat e fundit të majit, fatale për dy gra kosovare në mërgim – u vranë nga bashkëshortët

Statistika shqetësuese, me shpresën e lutjet që këto raste do të jenë të fundit.

Përderisa vetëm ditë më parë u varros Jetmire Beka nga Mitrovica që u vra në Aachen të Gjermanisë, të shtunën e parafundit të këtij muaji, kjo e sontmja ka qenë fatale për një tjetër grua kosovare që jeton në mërgim, përcjell lajmi.net.

Identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur, por siç raporton Blick.ch, ajo është 37-vjeçare dhe u vra në banesën e saj, duke u goditur me thikë disa herë. Sipas autoriteteve, banesa ndodhet në Vevey, Vaus.

Hetimet për rastin makabër ende janë në fazën fillestare, ndërsa nuk dihet motivi që çoi të dyshuarin ta kryejë aktin e rëndë. Bashkëshorti tashmë është arrestuar.

Shoqëria civile dhe organizatat feministe gjatë gjithë javës që lamë pas shprehën revoltën e tyre lidhur me numrin e madh të vrasjeve të grave, ndërsa ende pa hequr mendjen nga Mitrovica, shënohet një tjetër i tillë.