Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se një qytetar ka udhëtuar për 15 ditë nga Kasseli i Gjermanisë deri në sheshin “Ibrahim Rugova” në Istog, duke i kaluar 5 shtete me distancë 1.850 km.
Ferati ka thënë se Arbert Lubeniqi futet në historinë e çiklizmit në Kosovë, dhe ka treguar qëllimin e këtij marshi.
Ai ka thënë se qëllimi ishte humanitar, ku për çdo kilometër të kaluar Arberti dhuroi nga 1 euro dhe jo vetëm, ai shtoi nga 0.50 cent për çdo kilometër për ata të cilët i bashkangjiten këtij udhëtimi.
“Parat e grumbulluara ju dedikohen tri shoqatave të ndryshme: Shoqatës së SOS Fshatit te Fëmijëve në Prishtinë, Shoqatës Handikos në Istog dhe Shoqatës Autizmi flet”, ka shkruar Ferati.