Mehaj takon bacën Rifat: Zhvillimin e ushtrisë do ta bëjmë duke kujtuar rrugën e Jasharëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Mehaj tha se gjatë rrugës për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk kishin si të mungonin këshillat e bacës Rifat.

“Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë. Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim. Baca Rifat i ka dhënë shumë kombit tonë dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë, ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike”, shkroi Mehaj.

Tutje, i pari i Mbrojtjes tha se zhvillimin e ushtrisë do ta bëjnë gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.