Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.
Ajo, përmes një postimi në “Facebook” ka shtuar se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe se duhet të mbrohet me të gjitha format.
Veç kësaj shtoi se veprimet e policisë janë legjitime.
“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, shkroi ndër tjerash Osmani.
Më poshtë edhe postimi i plotë: