Lulzim Hetemi është kryetar i ri i Leposaviqit.
Ai sot, nën përcjelljen e autoriteteve kosovare, ka filluar punën si i pari i komunës respektive, përcjell lajmi.net.
Duhet thënë që ai është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi.
Më poshtë edhe momenti kur ai arriti në komunë, komunë në të cilën tashmë është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.