Është vendosur flamuri i Kosovës në objektin e komunës së Leposaviqit.
Gjithashtu, edhe kryetari Lulzim Hetemi ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve që u zhvilluan përpara komunës.
Ndërsa, Policia e Kosovës e ka larguar barrikadën e vendosur te kjo komunë.
Kjo u bë e ditur nga gazetarja e RTV Duakgjinit, Anduena Bajqinovci, e cila është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.