Turma gjendet akoma para objektit të komunës së Zveçanit, ndërsa aty janë edhe trupa të Policisë së Kosovës.
Një qytetar serb në Zveçan u ka kërkuar llogari disa policëve, duke u thënë se nuk kanë të drejtë të jenë aty.
Në pamjet e marra nga Televizioni 7, qytetari kërkon që të mos i shoh aty Policinë, ndërkaq bashkëqytetarë të tij shihet se e tërheqin, duke i kërkuar të ndalojë.
Gazeta Express raportoi para pak minutash që kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.
Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve të komunave veriore për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj, pasi nëpër katër qytetet u lëshuan sirena.
Situata eskaloi në Zveçan, ku u hodh edhe gaz lotsjellës dhe shok-bomba, për ta shpërndarë turmën. Aty është parë e djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar.