Milan Radojçiq ‘sfidon’ shtetin e Kosovës, lajmërohet nga një kodër e Leposaviqit: Jam këtu, nuk zbrapsem

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq është paraqitur nga një kodër në veri të vendit.

Përmes një video-adresimi, ai ka thënë se është kthyer në Kosovë dhe se nuk e ka ndërmend të zbrapset.

https://permbledhja.com/rrufeja-godet-nje-person-ne-rahovec-dergohet-me-urgjence-ne-qkuk/

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.