Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja

Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesë së komunave.

Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serbe.

Ndërkohë, RTV Dukagjini raporton se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.