Stërnipi i Isa Boletinit duket se nuk e ka lejuar Ilir Pecin, kryetarin e zgjedhur të Zveçanit, që të mbajë konferencë para varrit të heroit kombëtar.
Peci madje edhe kishte paralajmëruar se do ta kryente betimin në Kullën e Isa Boletinit, por kjo megjithatë nuk ka ndodhur, raporton Indeksonline.
Ndërkohë, ai nuk u lejua që të mbajë as konferencën pranë varrit pasi sipas stërnipit të Isës, Gazmendit, ai nuk e kishte lajmëruar për një gjë të tillë.
Përveç Ilir Pecit nga PDK që u betua në Zveçan, më herët u betua edhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok.
Z. Peci u betua në shkollën “Isa Boletini” në fshatin Boletin.
Çka tha Peci?
“Unë porsa e mora postin e kryetarit, ju njoftoj se do të punoj për të gjithë dhe do të punoj barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit,” tha Peci. “Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime,” vazhdoi ai.