Arno Dübel, njeriu që njihej si “i papuni më i famshëm”, vdiq në Gjermani në moshën 68-vjeçare.
Dübel vdiq në një spital të Hamburgut dy javë më parë, sipas mediave gjermane.
Për gati 50 vjet, ai nuk punoi dhe jetoi në kurriz të shtetit. Ai tha se i ka pëlqyer kjo mënyrë jetese, prandaj në vitin 1976 nuk e ka vazhduar më shkollën dhe se sigurimet shoqërore i paguajnë qeranë dhe shpenzimet e jetesës.
20 vite më parë ai u bë i famshëm me deklaratën ‘Të gjithë ata që punojnë janë budallenj’ dhe shpeshherë ishte i ftuar në emisionet gjermane.