Adri e Nuri Bugari, djemtë e dëshmorit të Kombit, Abdullah Bugari, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri po e përkrahin shkollën e Basketbollit “Halit Hoxha” në Rahovec.
Në një postim në Facebook, Shkolla e basketbollit ka falënderuar vëllezërit Bugari për përkrahjen, ndërsa fanellat për edicionin e ri të klubit do të mbajnë emrin e dy vëllezërve.
Vëllezërit Bugari në vazhdimësi përkrahin projekte të ndryshme në Kosovë.
Kujtojmë se ditë më parë, shkolla “Halit Hoxha” ishte shpallur Kampion me U12.
“Ditë pas dite, skuadra e basketbollit “Halit Hoxha” po merr rezultate të mira. I fundit është ai i shpalljes së kampionit në kategorin U12, pas marjes së kupës së Kosovës, shkolla jonë shpallet kampion në këtë kategori pas përfundimit të garave të rregullta”.
“Ky sukses do të thotë shumë, për vet faktin se për shkollën “Halit Hoxha” është vetëm edicioni i dytë në gara zyrtare, dhe një rezultat i tillë natyrisht se do të jetë pikë referuese që motivi i të gjithëve të shtohet e bashkë me motivin edhe puna. Që nga themelimi për dy vite rradhazi jemi në të gjitha finalet”, thuhej ndër të tjera në njoftim.