Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se ka dërguar në mbajtje për 48 orë drejtorin e kompanisë VisaMetric, për të cilën kompani Nacionale kishte raportuar për keqpërdorimet.
Pronari Ozdemir, po dyshohet për mosekzekutim të vendimit gjyqësor. Pasi vazhdoi t’i merrte para qytetarëve edhe pas vendimit në dy shkallë të Gjykatës Komerciale.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.” – thuhet në njoftim.