Pasi u shkarkua nga pozita e këshilltarit, ka reaguar imami Drilon Gashi.
Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se është bërë fushatë kundër tij.
Gashi është shprehur i çuditur se si një kontest familjar është përhapur në publik tash pas gjashtë vitesh.
“Jam liru nga detyra. Është ba një fushatë speciale kundër meje. Unë kam dyshimet e mia. Një seancë e mbyllur, një kontest familjar, pse bash qitash u qel. Unë i kam dy padi. Pse bash qitash u qel pas gjashtë viteve? Prej një gazetari nga Peja. Unë nuk e di pse u çel tash”, tha ai për lajmi.net.
Gashi tutje tha se nuk ka asnjë problem me të shoqen e tij.
Madje tha se ky veprim do t’i shkaktojë dëm të madh financiar atij, duke pasur parasysh faktin se ka katër fëmijë.
“Nuk po paragjykoj. Unë po boj pyetje. Pse bash qitash mu dhez një lajm për një ngjarje mes meje e shoqes në një seancë të mbyllur, osht diçka e mbyllur. Unë për këtë e kam marrë një dënim, vërejtje gjyqësore. Unë s’kam problem me shoqe, as kjo s’ka problem me mu. Mu më kanë lanë pa punë, jam me katër fëmijë”, tha Gashi.