Nesër në komunën e Mitrovicës veriore, do të bëhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E për të gjitha përgatitjet për këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare, sipas tij, edhe siguria është në nivel.
“Jemi në finalizim të kryerjës së detyrës për inaugurimin e kryetarit z,Erden Atiq edhe sot e kemi konsultimin me kryetarin për finalizimin dhe mbledhjen solemne që do të bëhet me 19 maj në orën 11:00, jemi në dijeni për qato rastet që mund të ndodh diçka eskalime, por ne jemi të përgatitur”, tha ai.
Që procesi në ditën e betimit të kryetarit Erden Atiq, do të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka marrë edhe Policia e Kosovës në veri.
Në aspektin e sigurisë, policia është e përgatitur plotësisht që inaugurimi të shkon në mënyrë të rregullt, jemi të përgatitur për të gjitha situatat planifikim policorë e kërkon një gjë të tillë, situata mund të them që tani është e qetë por e brishtë dhe ta shohim si do të shkon në ditët në vijim, cfarëdo situata që do të kemi policia është e përgatitur për të gjitha”, tha Veton Elshani zv.drejtor i drejorisë së policisë, Mitrovica e veriut.
Sipas gazetarit nga veriu, Branislav Krtiq, nuk ka asnjë agjent serb në veri. Ai mendon se situata do të vazhdojë të mbetët e qetë.
“Besoj nuk do të kemi ndonjë incident serbet nëse 100% kanë bojkotuar zgjedhjet duhet me vazdhu në atë drejtim në qoftë se pushteti nga Prishtina insiston, me instalua pushtetin e ri nëpër komunat pse jo, asnjë pjesëtar i Serbisë nuk është në veri, në barrikada ka pas shumë njerëz të ndryshëm, me fytyra jo të ngjashme nuk kemi askënd nga Serbia”, tha ai.
E për situatën e sigurisë komuna e Mitrovicës së veriut po koordinohet me KFOR-in.
“Mitrovica në fërkimet që kanë ndodhur, i ka specifikat e veta, po ka koordinim janë edhe masat e sigurisë, edhe kemi kontakte të përditshme edhe me organet relevante, edhe me KFOR-in”, tha Skender Sadiku- Zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.
Se KFOR është në koordinim me policinë, këtë e pa vetë RTV21 në momentin e ardhjes së komandantit të KFOR, Angelo Michele Ristuccia në stacionin e policisë së Mitrovicës së veriut, i cili u takua me zv,drejtorin Veton Elshani.
Qytetarët thonë se nuk presin diçka nga zgjedhje e kryetarëve. Njëri nga ata tha se se shtëpitë e pjesëtarëve të strukturave paralele janë të mbushura me armë.
“Ishalla ja shohim hajrin ktyne, kryetarëve të rinj, por problem kanë me pas sepse këta nuk flejnë kurrë, këta pa e bo naj hallakamë nuk e lojnë, ata nuk flejnë, ska shtëpi që nuk janë të armatosour”