Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot në shtëpi pas trajtimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.
“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha ai.
Mediat kanë publikuar edhe disa fotografi të saj e shtrirë në spital.