Në ora 02:00 të mesnatës në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur një përleshje ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy qytetarë serbë të Kosovës kanë mbetur të plagosur dhe janë pranuar për trajtim në spital, ndërsa i dyshuari person i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës i thotë Nacionales se edhe personi i tretë i cili ka shtënë me armë zjarri është serb i Kosovës.
“Rreth orës dy të mëngjesit ka ndodhur një incident që ka ardhur deri te gjuajta me armë zjarri. Dy persona janë plagosur. Informacionet që i kemi nga spitali ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia është në kërkim të një personi të tretë si i përfshimë në rastin në fjalë”, tha Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, ndërsa pyetur rreth kombësisë të të përfshirëve tha se “Po, serbë janë”.