Gazetari kosovar, Nuhi Bytyçi i cili ka realizuar një numër dokumentarësh, në profilin e tij zyrtar në “youtube” ka publikuar një video nga viti 1997, në të cilën shihet kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke folur për shtëpitë shkolla gjatë asaj kohe.
Në këtë video Konjufca dëgjohet teksa ankohet për kushtet në shkollën ku vijon mësimet.
Siç transmeton Express, ai gjithashtu flet edhe për përkushtimin e popullit shqiptar dhe kontributin për arsimin.
Konjufca sot është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një prej figurave kyçe në Lëvizjen Vetëvendosje, pas Albin Kurtit.