Gjykata Komerciale ka vendosur që t’ia ndalojë kompanisë Visametric detyrimin e aplikantëve që ta bëjnë pagesën prej 30 eurosh për shërbim postar.
Aplikantët për viza detyroheshin nga kjo kompani që ta paguanin këtë shërbim që t’u kthehej pasaporta pas aplikimit për viza në ambasadën gjermane.
Avokati Flamur Abdullahu kishte ushtruar padi në emër të interesit publik ndaj kësaj kompanie, me ç’rast Gjykata Komerciale e ka marrë vendimin e lartpërmendur.
“Për këtë 9 Maj – Dita Evropës po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallet, ka dhënë vendim që ia ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët ta paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane”, ka shkruar avokati Flamur Abdullahu në Facebook.
“Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që u bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga paslufta. Vlera prej 30 eurosh për person përben disa miliona perfitim për kompanine në kundërshtim me Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit”.
“Gjithashtu, une kam ushtruar Padi Kolektive ne emer te interesit publik ndaj Visametric L.L.C. per kete çështje”.