Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “është pranuar me urgjencë në spital” orët e vona të së enjtes, ka raportuar media e afërt me qeverinë serbe “B92”.
Madje, shkruan kjo media, simpatizues të opozitës serbe kanë nisur të shkruajnë në Twitter dhe rrjete tjera sociale se Presidenti i Serbisë është hospitalizuar “për të dytën herë brenda 20 ditëve”.
“Po e falënderojnë zotin dhe lusin që Vuçiq të vdes sa më shpejtë”, citohen të kenë thënë ata.