Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë.

RASTET:

Prishtinë 26.04.2023 – 11:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 26.04.2023, 23:45.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë 26.04.2023, 15:10.
Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.

Gjilan 26.04.2023, 07:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 25.04.2023 – 23:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.

Prizren 26.04.2023, 22:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 26.04.2023, 09:50.
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 26.04.2023, 20:07.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.