Jemi mësuar shumë shpesh të shohim deputetët e ministrat me vetura luksove nëpër rrugët e Kosovës.
Madje, shumë nga ta vitin e kaluar dolën zbuluar pasi kishin përfituar para për derivate edhe pse jetonin në Prishtinë.
Megjithatë, në mesin e tyre nuk është edhe deputeti i Listës Guxo, Nasuf Bejta.
Ai sa herë që ka punë në Kuvend udhëton me autobus nga fshati Smrekonicë përnë Prishtinë. Një fotografi të Bejtës sot në autobus e ka publikuar qytetari Liridon Kurti.
Kurti ka thënë se deputetët si Bejta janë shembull për modesti.
“Përkundër moshës dhe pozitës , Nasuf Bejta, deputet i Republikës së Kosovës, përgjatë gjithë rrugës Smrekonicë-Prishtinë qëndroi në këmbë. Për mua personalisht ishte kënaqësi me pa një njeri të tillë modest e kokulur. Zakonisht jemi mësu me pa deputetë e politikanë arrogantë, mendjemëdhenj e që nuk prekin n’tokë andaj pata dëshirë me nda si shembull me juve. P.S. Nuk njihemi personalisht”, ka shkruar Bejta.