Nga 2 deri më 5 maj në Meksiko City mbahen homazhe në nderim të poetit të ndjerë rahovecas, Xhevdet Bajraj

Në qytetin e Meksiko Sitit, më 2, 3, 4, 5 maj, për katër ditë me radhë, me fillim nga ora 11.00 deri në orën 19.00, organizohet homazh poetik për Xhevdet Bajrajn, poetin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, një prej më të mirëve, i cili ka vdekur vitin e kaluar po në Meksiko Cityt, kurse është varrosur në vendlindje në Rahovec.

Katër ditë do të flitet për krijimtarinë e tij dhe për jetën e tij. Do të flasin studentë dhe miq të tij.

Do të rrëfejnë për përvojat që kishin me Bajrajn në Akademi, në kafene dhe kudo që rrinin dhe diskutonin bashkë.

Raportet e Bajrajt me miq meksikanë kanë qenë të mira përherë. Për miqësinë me ta Bajraj ka folur në disa intervista që ka dhënë për medie fizike (revista) dhe elektronike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, shkruan Epoka e Re.