Jo për synimin për të sjellur diçka ndryshe. Por, thjesht një media alternative për t’i informuar qytetarët, në veçanti ata të Rahovecit e Gjakovës, komuna këto nga rajoni 07, por kuptohet dhe jo vetëm.
Lajmet kombëtare me patjetër se gjejnë vendin e merituar në portalin tonë, që sot shënon ditëlindjen e katërt, shkruan 07 Press.
Ende me epitetin e “fëmijës”, por i rëndësishëm është fakti se kaluam periudhën e foshnjërisë.
Po rritemi ngadalë, me pak mbështetje e pak opsione për të siguruar arkëtime, por nuk po ndalemi. Mjafton, ky paragrafi i fundit për të shpalosur synimet tona.
Tashmë numërojmë gati 50 mijë ndjekës, ndërsa për etapën e njëjtë kohore, synojmë katërfishimin e ndjekësve. Mund t’ju duket utopike, por ne besojmë në atë që bëjmë dhe e duam atë që besojmë.
Faleminderit për bashkëpunimin e deritanshëm. Qëndroni me ne edhe në vijim.