Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin.
Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.
Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.