Se moshat më të shtyera pretendojnë që në të kaluarën ka qenë më mirë, kjo është e kuptueshme.
Veç, të thonë se martesat me “mësit” janë më të suksesshmet, për shkak se ato modernet po derviojnë me më shumë ndarje, kjo vështirë të thuhet.
Megjithatë, kështu mendon Hafize Brahimi, “lokja” që thotë se në të kaluarën ka qenë më mirë sa u përket bashkimit të çifteve, ani pse pa njohje.
“Martesat më të mira janë me mësit, tash po ka ndarje më shumë”, tha mes tjerash ajo për lajmi.net.