Kriza për fuqi punëtore duket se ka kapluar shumë shtete të fuqishme. Italia është shteti tjetër evropian që po përballet me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore.
Këtij vendi i mungojnë gjithsej rreth 1 milion punëtorë, të ndarë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, njoftoi sot ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Maria Elvira Calderone.
“Problemi kryesor është se gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga tregu i punës për shkak të moshës së tyre. Është e vështirë t’i plotësosh këto vende pune me punonjës të rinj”, tha Calderone në Romë.
Sipas “Assoturismo Confesercenti”, shoqata e industrisë së turizmit në Itali, ky sektor po goditet veçanërisht rëndë nga mungesa e stafit.
Industria e turizmit po ankohet gjithashtu për mungesën e aplikantëve, si dhe të stafit të kualifikuar.
“Në sektorin bujqësor italian nevojiten të paktën 100 000 punëtorë gjatë muajve të verës dhe sezonit të korrjes”, tha shoqata bujqësore “Coldiretti”, shkruan ABCNews.
Shoqata shtoi seTraktoristët, kultivuesit, prerësit e pemëve dhe mbledhësit e frutave, perimeve dhe vjelësit e rrushit nevojiten urgjentisht.
Gjithashtu, edhe në sektorin dixhital nevojiten punonjës të kualifikuar, si teknikë bujqësorë që mund të kontrollojnë dronët dhe të përdorin mjetet e IT-së. /Express