Imami Fadil Musliu ka folur për traditat tona, për të cilat, siç thotë ai ato kanë filluar të zbehen, dhe jo vetëm në Ramazan, por edhe jashtë Ramazanit.
“Komunitetet tjera e ruajnë traditën e ruajnë fenë, e ruajnë kulturën e tyre, kurse tanët, jo të gjithë, por një pjesë, fillon të harrojë gjuhën, nuk din më u shpreh shqip, dhe kjo për pak vite, flasin anglisht njëri me tjetrin ose gjermanisht, edhe pse duhet mësuar gjuhë të tjera, por jo të harrohet gjuha shqipe, sepse kur kthehen fëmijët e tyre e kanë vështirë të artikulohen këtu”, u shpreh Musliu.
Kurrë nuk e kam besuar që do të vije koha që ne do të kemi kësi lloj lakuriqësie, sepse kjo nuk ka qenë tradite kombëtare, as as fetare, i sheh të rinjtë dhe të rejat në kohë dimri me rroba të shqyera, i leckosur”, u shpreh Musliu.
“Edhe konsumimi i pijeve alkoolike, pijeve narkotike nuk ka qenë asnjëherë të populli jonë, kurse sot janë mbush marketet janë mbush kafet, qendrat tregtare”, ka përfunduar Musliu.