Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.
Kjo dukuri siç duket nuk po i mban imun as personat që dalin për të kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e vendit.
Një rast i tillë është zbuluar të shtunën në mbrëmje, në rrugën e Reçakut në Ferizaj, ku Policia ka ndaluar një 29-vjeçar, nën dyshimin se i njëjti po kërkonte lëmoshë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu është shoqëruar në stacion, ku pas kontrollit policor, i është gjetur një sasi e substancës narkotike, të dyshuar heroinë.
Droga, që dyshohet se e kishte për përdorim është sekuestruar nga Polica, teksa i dyshuari është intervistuar edhe për këtë veprën penale.
Për shkak të posedimit të heroinës, Prokuroi i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe inicimin e rastit ndaj tij, për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave pikotrope ose analoge”.
Kujtojmë se në shumicën e rrugëve kryesore në qytetet e Kosovës hasen lëmoshë kërkues. Shumë prej tyre dalin me fëmijë, të cilët i keqpërdorin e shumë të tjerë dyshohet se shfrytëzohen nga grupe të caktuara./Sinjali