Pamjet e një fshati në Poloni kanë pushtuar internetin në gjithë botën ditëve të fundit. Bëhet fjalë për fshatin Suloszowa, banorët e të cilit jetojnë në një rrugë të vetme.
Suloszowa është 29 kilometra në veriperëndim të Krakowit. Rruga e vetme në këtë fshat është e gjatë rreth nëntë kilometra dhe në të dyja anët është e mbushur me shtëpi.
Fotografitë dhe videot e shkrepura nga qielli janë bërë virale, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Një nga këto foto daton që nga viti 2019. Aty shihet rruga e gjatë në mes të të gjitha shtëpive përgjatë saj, transmeton Sinjali.
Fshati është i lidhur me disa atraksione me nam në Poloni.