Kosova sot u trondit nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Pejë, ku Urim Hyseni vrau nënën e tij Hyrije Hyseni, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët rastin e kanë konsideruar si “vrasje e rëndë”.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ndërkaq, të shumta kanë qenë reagimet pas këtij rasti të rëndë.
Një qytetare e Pejës, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gruaja e vrarë ka qenë një prind shembull.
Isha me fat qe të njoha, ishe prind i shkëlqyer e aq shumë e doje baskebollin, ku me vite e mbeshtete vajzen në çdo hap. E tronditur me vdekjen tënde”, ka shkruar ajo.