Prokurorja e rastit makabër në Pejë ka dhënë detaje të reja lidhur me të dyshuarin.
Sipas saj, i njëjti nuk ka qenë në gjendje që të merret në pyetje sot.
Ai pritet që nesër të paraqitet para Prokurorisë, ndërsa kjo do të bëhet në prani të avokatit mbrojtës dhe psikologut gjithashtu.
Ndërsa thuhet se në momentin kritik ka pasur edhe dëshmitarë okularë.
Orëve në vijim pritet të mësohen informacione të tjera lidhur me rastin që tronditi vendin mbrëmjen e së premtes.