Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00.
Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Insajderi ka siguruar fotografinë e të dyshuarit, Urim Hyseni bashkë me nënën e tij.