Njeriu që stërviste ushtarët e UÇK-së, britaniku Harrison martohet me shqiptaren Lejla

Njeriu që stërviste ushtarët e UÇK-së, respektivisht rekrutët përgjatë luftës, Jon Harrison është martuar.

Këtë e konfirmoi vet ai, teksa postoi edhe fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të kurorëzimit me familjarët e ngushtë, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, për çiftin është përgatitur edhe tortja, ku janë shkruar edhe emrat.

Siç edhe mund ta shihni, ai është martuar me shqiptaren Lejla.