Valon Syla, gazetar dhe analist, ka shkruar një status, që më shumë i ngjan paralajmërimit. Në statusin e tij, të cilin e ka titulluar “Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut”, Syla ka paralajmëruar për denoncim të kërcënuesve online në polici.
Por, fillimisht z. Syla u ka dhënë një hapësirë kohore prej 24 orësh për t’i larguar këto komente.
“Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.” – shkroi ndër të tjera ai.