Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtruar iftar për myftiun Tërnava.
Kështu bëri të ditur zyra e shefit të ekzekutivit përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell 07 Press.
Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministri Çeku, kurse Tërnava nga bashkëpunëtorët.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.
I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë.