Gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht nga tre persona të panjohur për të, deri sa po shkonte nga një studio televizive në shtëpi, një natë më parë.
Të panjohur, sulmuesit janë edhe për organet e rendit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, njofton policia.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur një natë më parë rreth orës 22:23 në rrugën Ilir Dumoshi në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore:.
Pas sulmit gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar në shtëpi.
Ashtu si sulmuesit, nuk dihen as motivet e këtij sulmi.