Shkruan Drizan Shala: Veriu po dëshmon që është problem politik e që po manifestohet në fushën e sigurisë

Shkruan: Dritan Shala 

Incidenti i fundit në veri ku si rezultat i mos bindjes se urdhërit nga ana zyrtareve policore që ishin në detyre në pike kontrolli afër urese se Bistrices ku si rezultat ka mbetur i plagosur një qytetar nga komuniteti serb.

Por le ta trajtojm atmosferen e cila që nga 2021 fillojë të marr një kahje tejet të rrezikshme si pasoje edhe të veprimeve amatoreske nga niveli politik duke bere kalkulime të gabuara që në atë kohe dhe që na përcollen edhe në 2022 me potencial të lartë deri të përmasa të një konflikti të drejtpërdrejtë më gjitha strukturat e sigurisë se Serbis në veri, kriminale dhe atyre paramilitare të njohur më emrin Ëagner.

Ku edhe për gjatë viti 2023 vazhduan sulmet ndaj zyrtareve tani të piketuar të njësive speciale duke i referuar sulmit të datës 23 janar ku në piken e kontrollit për gjatë rruges për Bernjak pikërishtë të ura e Bistrices një vetur e tipit audi nuk ju bind urdhërave zyrtar për ndales dhe si pasojë në vetëmbrojtje zyrtari reagojë duke mbrojtur jeten e ti , kolegut por edhe infrastrukturen e shtetit në këtë rast piken e kontrollit duke shti në makin ku mbeten të plagosur dy persona me presedant kriminal dhe ky sulum ishtë bere në oret e vona.

Sulmet vazhduan edhe me 2 prill ku në afërsi të qendres se kontrolli teknik në oret e vona janë sulmuar policet që për detyre kanë patur të garantojnë rend dhe siguri për atë perimter të sigurisë ku edhe ketu sulmi është zhvilluar në oret e vona të natës / mëngjesit.

Në rastin e fundit ku si pasoje prap të mos bindjes se shenjave dhe urdhërit nga zyrtaret policor ( pjesëtarët e Njësive Speciale ) që para hyrjes në perimetrin e sigurisë që është vendosur të ura e Bistrices.

Ku e cila është mir e sinjalizuar duke zbatuar në përpikëmeri procedurat standarte operative të policise për monitorimin dhe mbarvajtjen e gjithë procesit si rezultat i kësaj pike tejet strategjike qoftë në luftimin e krimit të organizuar , qoftë në garantimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të pikave kufitare 1 dhe 31 me Serbin.

Në aspektin e sigurisë, Policia e RKS-së (pjesëtarët e Njësive Speciale ) kanë vepruar sipas PSO duke u mbështetur në tri elemente kryesore që kërcënimi ishte akut për jetën e tyre, për infrastukturen prandaj veprimet kanë qenë :

– Domosdoshme,( sepse pika ka karakter strategjik )
– Arsyeshme ( rrezikimi i jetrave të zyrtareve Policor në detyre , sulmet në të kaluaren në mënyre sistematik )
dhe

-Propercionale ( Nese shihni foto që kanë qarkolluar në media vrehen që forca është përdorur në propocion me neutralizimin e rrezikut deri në atë moment sepse po të ishte tejkaluar forca athere personi i dyshuar që ka precedant penal në atë moment nuk do kishte pasur mundësi të levizte nga vendi në drejtim të qytetit dhe të kërkonte ndihm dhe ketu nuk kishim fol për person të plagosur sepse statuesi i ti do të ndryshonte )

Prandaj mund të themi që vetem në aspektin procedural ka lëshim teknik të situates si pasoje të zhvillimit të ngjarjes e cila ka patur progrese të shpejtë duke mos patur hapsirë që të përcjellet ngjarja në kohe reale.

Është mir që gabimet në sferen politike mos të barten të pjesa profesionale të aparatures shtetrore duke keqpërdor policin e cila po vepron, me direktiva politike, për krijim hapësire për qëllim politike.

(Pa përditësim ndaj redaksia)