E dhimbshme: Djali i veteranit të UÇK-së largohet nga Kosova për një jetë më të mirë

Të rinjtë kosovarë në mungesë të shpresës për një jetë më të mirë në Kosovë, po marrin rrugën e gurbetit.

Kështu ka ndodhur edhe me të riun nga Skenderaj, Fitim Rrustemi, i biri i një veterani të UCK-së, i cili nuk gjeti perspektivë në vendin e tij, dhe kështu u detyrua të marrë rrugën e emigrimit.

Sipas vëllait të tij, Rrustemi kishte aplikuar në konkurset e hapura nga Policia e Kosovës dhe Forcat e Armtosura të Kosovës, për policë, respektivisht ushtarë, por nuk shte pranuar në asnjërën prej tyre.

Rrustemi, është vetëm njëri nga qindra të rinjë që shpresën për një jetë më të mirë e shohin jashtë Kosovës.