Uji është i nevojshëm për çdo proces në trup, që dihet se mbështet jetën e njeriut, por nga ana tjetër, shumë prej nesh nuk e konsumojnë sado pak sasinë e rekomanduar ditore të ujit.
Njerëzit e rritur përbëhen mesatarisht nga 70 për qind ujë dhe gjaku ynë përbëhet nga 90 për qind ujë. Kur jemi të dehidratuar, trupi ynë nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhemi më të ndjeshëm ndaj rrudhave të lëkurës dhe çrregullimeve të tjera shëndetësore.
Prandaj, ne kemi renditur pesë arsye kryesore pse duhet të konsumojmë mjaftueshëm ujë në trupin tonë.
Uji ndihmon në procesin e humbjes së peshës
Uji mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe të luftojë dhimbjet e urisë. Sipas kërkimeve shkencore, pirja e ujit mund të rrisë metabolizmin tuaj me 24 deri në 30 për qind në një periudhë prej një deri në dy orë, duke ju ndihmuar në djegien e kalorive.
Uji ndihmon kapsllëkun dhe detoksifikimin e trupit
Rritja e konsumimit të ujit mund të përmirësojë procesin e detoksifikimit duke hequr substancat e dëmshme nga trupi ynë. Pa të, toksinat grumbullohen në zorrët tona, të cilat mund të çojnë në sëmundje të shumta dhe shtim në peshë.
Rritë masën muskulore
Qelizat muskulore, të cilat nuk janë të hidratuara siç duhet, nuk mund të funksionojnë ose të ndërtohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Jo vetëm që do të zvogëlojë performancën gjatë stërvitjes, por gjithashtu do të zvogëlojë mundësinë e rritjes së masës muskulore.
Uji ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës
Pirja e mjaftueshme e ujit mund t’ju ndihmojë të luftoni kundër sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Hidraton të gjitha shtresat e trupit, përfshirë lëkurën. Duke vepruar kështu, parandalon tharjen e lëkurës dhe formimin e rrudhave. Uji është gjithashtu i nevojshëm për detoksifikimin. Aknet në lëkurë shpesh mund të shkaktohen nga grumbullimi i toksinave, kështu që uji mund të ndihmojë edhe me këtë problem.
Ndihmon në lubrifikimin e kyçeve
Siç u përmend në këshillën e katërt, uji hidraton të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë kyçet. Hidratimi i përditshëm mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjes së kyçeve. Pirja e ujit është thelbësore në lehtësimin e dhimbjeve të tilla si artriti ose lëndimet e kyçeve.
/Motilokal.com