Futbollisti kosovar nga banka rezervë hyn dhe “nokauton” gjyqtarin – lojtari arrestohet, arbitri në Emergjencë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në nivelin e katërt të futbollit kosovar, gjegjësisht Ligën e Tretë.

Siç shkruan Gazeta Sinjali, lojtari i Dukagjinit të Novosellës, T.P., ka grushtuar gjyqtarin e ndeshjes Deçani – Dukagjini, P.K., përcjell Futbollikosovar.net.

Me të parë situatën, ka intervenuar Policia e Kosovës, që ka arrestuar futbollistin në fjalë, ndërsa arbitri është dërguar për në Emergjencë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndryshe, këtë ndeshje e ka fituar KF Deçani, me rezultat 5:2 ndaj KF Dukagjinit.